Përshëndetje,
Po e nis me një shpjegim të shkurtër për tu përgjigjur më pas pyetjes.Noterizimi i një dokumenti në fakt është vërtetimi që një dokument i fotokopjuar është i njëjtë me origjinalin. Diploma dhe lista e notave, mund te noterizohen se bashku, duke qenë se jane dokumente te lidhura.Dokumenti i vërtetimit të nënshkrimeve, hartohet në mënyrë të veçantë, në numër të njëjtë njësish sa janë njësitë e dokumentit me nënshkrime të vërtetuara nga noteri, plus një njësi që do të mbahet në arkivin e noterit. Dokumenti i vërtetimit duhet të përmbajë të gjitha elementet e një dokumenti të hartuar nga noteri, duke përshkruar në mënyrë të përgjithshme përmbajtjen dhe llojin e dokumentit, datën e lëshimit të dokumentit, institucionin lëshues dhe nëse ka më tepër se një fletë numrin e fletëve, me nënshkrime të vërtetuara. Dokumenti i vërtetimit të nënshkrimit, që i jepet kërkuesit, përmban pullën e taksës në vlerën përkatëse, në çdo kopje të lëshuar. Nuk ka afat noterizimi i diplomës, ashtu sikurse çdo dokument i noterizuar për shkak të qëllimit që ka noterizimi i dokumentacionit. Udhëzimi NR. 23, datë 7.12.2020 u referohet afateve të arkivimit të dokumentaciont të noterizuar dhe jo vlefshmërisë së tyre.
Ju faleminderit!
One Response