Afati i prokures se emigrantit

Miredita,

Doja te dija ju lutem nese prokurave te perfaqesimit te bera nga emigrantet jashte Shqiperise, te cilat skadojne gjate periudhes se pandemise, do t’u shtyhet afati i vlefshmerise?  Kjo per shkak te mbylljes se te gjithe institucioneve ne vendet ku ata jetojne (noter, gjykatat per vulat apostile, sherbimi postar internacional). Ju falenderoj per kohen tuaj. Me respekt,


Qytetari: E. S. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Afati i prokures se emigrantit”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Prokura eshte nje akt perfaqesimi, ne baze te se ciles i perfaqesuari i delegon tagra perfaqesuesit per vepruar ne emer dhe llogari te tij ne kryerjen e veprimeve juridike.

    Nese prokura eshte lidhur me afat, ajo nuk eshte e vlefshme pertej afatit te percaktuar ne te. Si rrjedhoje, prokura nuk mund delegoje tagrat jashte afatit te percaktuar. Prokura konsiderohet e mbaruar kur plotesohet afati per te cilin ajo ishte dhene.

    Megjithate ne Kodit Civil, ne nenin 78 te tij, parashikohet mundesia e personit fizik ose juridik te veproje si perfaqesues i nje pale te trete pa e pasur kete tager, por qe veprimi juridik te sjelli efekte juridike per palen e trete eshte e domosdoshme miratimi i saj. Kur miratimi nuk është dhënë, personi i tretë që ka qenë në mirëbesim ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit nga përfaqësuesi.

    Gjithe te mirat!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet