Afatet per njoftimin e deklarates se mbrojtjes

Pershendetje,

Sa kohe i lihet ne dispozicion pales paditese ne momentin qe i komunikohet deklarata e mbrojtjes e bere nga i padituri ….. pra i lihet paditesit kohe te njihet me deklaraten e pales se paditur dhe nese po, sa parashikon ligji?

Dhe se dyti, a ka afat gjykata te caktoje seancen e pare sa me shpejte, pasi ka kaluar 4 muaj dhe akoma nuk kam dalur ne gjyq?  Dhe me e keqja eshte se ende nuk me kane komunikuar as deklaraten e mbrojtjes bere nga i padituri.  Faleminderit !


Qytetari: B. R. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Afatet per njoftimin e deklarates se mbrojtjes”

  1. 1

    Pershendetje. Kodi i Procedures Civile parashikon qe gjykata i jep kohe pales se paditur per te depozituar deklaraten e mbrojtjes dhe provat qe e shoqerojne deri ne 30 dite, pra mund t’i jape me pak, por jo me shume. Ne kete periudhe nuk llogaritet koha e nevojshme per te kryer njoftimet nga gjykata apo sherbimi postar. Afati per secilen pale fillon nga momenti qe merr dijeni.
    Kodi i Procedures Civile nuk parashikon afat se kur gjykata dueht te caktoje seancen pergatitore dhe/ose gjyqesore. Ne kushtet aktuale, te Covidit dhe Vetingut vonesat ne gjykate jane te zakonshme, per shkak te mbingarkeses ne pune te gjyqtareve, te cilet kane nje numer te larte ceshtjesh ne shqyrtim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet