Afatet kur njera pale eshte ne mungese

Pershendetje, kur vendimi jepet me njeren pale prezente, afati i ankimit kur fillon? Po per palen prezente dhe ate ne mungese eshte i njejti afat apo jo? Me sqaroni pak


Qytetari: H. B. Data: 9 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Afatet kur njera pale eshte ne mungese”

  1. Pershendtje. Me ndryshimet e fundit qe i jane bere dispozitave te Kodit te Procedures Civile ne vitin 2017, afati i ankimit fillon per te gjitha palet nga momenti i komunikimit nga gjykata te vendimit te arsyetuar. Pra, pavaresisht nese palet kane qene apo jo te pranishem ne momentin e shpalljes e vendimit nga gjykata, afati i ankimit eshte 15 dite, nga momenti qe nga sekretaria e gjykates do t’i vihet ne dispozicion kopje e vendimit te gjykates. Kjo kopje ju percillet paleve pasi te zbardhet nga gjykata, me ane te sherbimit postar, apo postes elektronike. Afati i ankimit fillon nga dita e neserme qe palet kane marre kete njoftim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet