Afatet e shqyrtimit te kallzimit penal (ceshtje dhune)

Pershendetje,

Jam nje banor i qytetit te Durresit. Kam bere nje kallzim penal ndaj nje personi per nje rast dhune. Kallzimin e kam bere me date 27 mars 2020, por institucionet shteterore kane qene te mbyllura per shkak te coronavirusit.  Sot isha per t’u interesuar dhe nuk gjeta rrugezgjidhje. Interesohem te di se sa kohe vonon per t’u shqyrtuar kallzimi penal qe kam depozituar?  Faleminderit nese me ndihmoni me kete informacion.


Qytetari: G. d. Data: 11 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Afatet e shqyrtimit te kallzimit penal (ceshtje dhune)”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Referuar nenit 323 te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise, afati i hetim te vepres penale eshte tre muaj. Llogaritja e ketij afati fillon nga momenti i regjistrimit te emrit te personit qe i atribuohet vepra penale, ne rastin konkret afati i hetimit ka filluar 27 mars dhe perfundon ne 27 qeshor. Ne rast kompleksiteti te ceshtjes, prokurori qe po heton vepren panale ka te drejte te shtyje afatin e hetimit.

    Gjithashtu, perderisa ju jeni viktime e vepres penale, ne baze te nenit 58/1 pika d, keni te drejte te kerkoni cdo informacion nga organi i akuzes per gjendjen e procedimit, si dhe te njiheni me aktet dhe provat, pa cenuar sekretin hetimor.

    Gjithe te mirat!

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Kallzimi penal regjistrohet ne momentin qe ju kryeni kallzimin prane rajonit te policise dhe me pas dosja kalon prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor perkates per vijimin e hetimeve. Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të Kodi te Procedures Penale. Prokurori mund te shtyje afatin e hetimeve edhe per 3 muaj te tjere.

    Ne cilesine e viktimes se vepres penale, ju bejme me dije se ju keni te drejten te informoheni ne lidhje me statusin e procedimit penal. Kete mund ta beni duke derguar nje kerkese per informacion prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor perkates, e cila po shqyrton kallzimin tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet