Afatet e rregjistrimit te pasurise

Pershendetje! Kam nje toke truall dhe dua te bej regjistrimin ne ZVRPP. Deri kur jane afatet per te bere rregjistrimin e pasurive te paluajtshme? Toka truall ndodhet brenda vijes se verdhe. A mund te ndertohet ne kete truall? Ju faleminderit!


Qytetari: E. V. Data: 26 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Afatet e rregjistrimit te pasurise”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Sipas Ligjit 111/2018:
    – Kerkesa per regjistrim te titullit te pronesise (ne perputhje me parashikimet e Kodit Civil) behet brenda 30 diteve nga data e hyrjes ne fuqi e tij. Nëse kërkesa për regjistrim paraqitet tej afatit 30-ditor, kërkuesi, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, duhet të paguajë edhe kamatëvonesë, tё barabartë me 10 % e tarifës së regjistrimit, por jo më shumë se 300 000 lekë.
    – Per te bere ndertim ne token truall, qe ju pretendoni se ndodhet brenda vijes se verdhe, ne radhe te pare ju duhet te dispononi Certifikaten e Pronesise dhe me pas te aplikoni prane Bashkise perkatese ku ndodhet prona, per leje ndertimi. Ju keshilloj qe pasi te pajiseni me Certifikate Pronesie te verifikoni prane Bashkise ku ndodhet prona ne Drejtorine e planifikimit dhe zhvillimit te territorit mbi llojin e tokes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet