Afatet e paraburgimit

Pershendetje,

Djalit tim i ka mbaruar masa e sigurise 3 muaj dhe nuk eshte dhene asnje vendim gjykate.  10 dite pasi ka kaluar afati nuk eshte dhene asnje mase tjeter, por burg pa afat deri ne perfundim te denimit.  A eshte e drejte kjo? Ne nje kohe qe per te nuk ka asnje fakt apo prove , vetem pse eshte gjendur afer vendit ku eshte kapur nje sasi kanabis. A eshte e detyrueshme me ligj te zbatohen afatet e mases se sigurise se paraburgimit? Faleminderit


Qytetari: B. R. Data: 7 May , 2020, Kategoria: Penale.

2 responses to “Afatet e paraburgimit”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Formulimi i pyetjes nuk eshte shume i qarte, megjithate po kthejme nje pergjigje referuar me elmentet e percaktuar ne pyetje.

    -Ne lidhje me pyetjen e pare:
    Aplikueshmeria e masave te sigurise eshte e nderlidhur me disa kushte dhe kritere te percaktuar ne Kodin e Procesdures Penale. Organi kompetent per te vendosur lidhur me zbatimin apo jo te masave te sigurise ne nje procedim penal eshte gjykata, e cila duke patur parasysh nevojat e sigurise te procedimit vendos aplikueshmerine e mases se sigurise “arrest me burg”. Kjo mase aplikohet kur nevojat e sigurise jane shume te larta dhe zbatimi i masave te tjera nuk do te ishte e pershatshme.

    -Ne lidhje me pyetjen e dyte:
    Masa e sigurise jepet me afat, nga ana e gjykates, ne rastin kur vihet ne rrezik marrja dhe vertetesia e proves (neni 245/1/d i Kodit te Procedures Penale). Ne rast se ky afat ka perfuduar, masa e sigurise shuhet, me perjashtim te rasteve kur eshte urdheruar perseritja e saj (neni 261/1/c i Kodit te Procedures Penale).

    Per shuarjen e mases se sigurise eshte e domosdoshme t’i drejtoheni me kerkese gjykates ku ndodhen aktet ne momentin e paraqitjes se saj, e cila duhet te kete si objekt “shuarjen e mases se sigurise”. Shqyrtimi i kerkeses nga ana e gjykates behet brenda 48 oreve, pasi ka njoftuar palet.

    Gjithe te mirat!

  2. Përshëndetje,

    Kodi i procedures Penale parashikon se kur personi procedohet penalisht në paraburgim, paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga fillimi i zbatimit të tij kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dorëzuar aktet në gjykatë:
    a) tre muaj kur akuzohet për një vepër që është cilësuar si kundravajtje penale.
    b) Kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim, në paraburgim nuk mund të mbahet me tepër se 6 muaj,
    c) ndërsa kur procedohet për krime që dënohen me jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm, jo më tepër se 12 muaj.

    Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga dita e dorëzimit të akteve në gjykatë kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dhënë vendimi i dënimit në shkallë të parë:
    a) 2 muaj kur procedohet për kundravajtje;
    b) 9 muaj, kur procedohet për krime që dënohet në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
    c) 12 muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Gjatë hetimeve paraprake, prokurori mund ti kërkojë gjykatës zgjatjen e afateve të paraburgimit që janë në mbarim e sipër, por vetem në rastet kur ekzistojnë nevoja të rëndësishme sigurimi dhe verifikime veçanërisht komplekse që e bëjnë të domosdoshme këtë zgjatje. Zgjatja vendoset nga gjykata, mbi kërkesën e prokurorit, pasi dëgjohet mbrojtësi. Zgjatja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj. Veç kësaj, kohëzgjatja e paraburgimit nuk mund të kalojë gjysmën e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet.

    Kohëzgjatja tërësore e paraburgimit, duke marrë parasysh edhe zgjatjet e afatit nuk mund të kalojë këto afate:
    a)dhjetë muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
    b)dy vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
    c) tre vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet