A rrezikon te sekuestrohet ose te konfiskohet nje prone e dhuruar

Pershendetje, si kaloni pyetja ime eshte
A ekziston ligji mbi te cilen nje prone ose toke e hershme eshte bere me aktdhurim brenda familjes ose vellezerve dhe ajo toke te sekuestrohet nga ndonje ligj si prsh ligji antimafia kur femijet e personit ne fjale mund te denohen per korrupsion ose per krime te tjera si pastrim parash kur toka ose prona e perfituar nga 7501, eshte aktdhuruar dmth jo shitje po aktdhurim vellait i cili ka familje te veten po si parashikon ligji kur kjo toke tani eshte ne pronesi te babit dhe femijet denohet per akte sic i permenda me siper?
Ka ligj qe sekuestron nje toke ose prone e cila esht dhurar me heret nga familjare te tjere / behet fjale per toke ose prone jo te blere. Ju Faleminderit

Qytetari: G.M.
Data: 26 Korrik 2023, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Për këtë pyetje në konsideratë mbahet Ligji Nr. 10 192, datë 3.12.2009 “PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT, KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”.
    Në radhë të parë, ky ligj nuk bën diferencim në lidhje me mënyrën se si është fituar pasuri për shembull shitje, dhurim, trashëgimi etj. Mjafton që pasuria të jetë e regjistruar në emër të personit subjekt i këtij ligji, si të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar, trafikimin dhe korrupsionin, si dhe në kryerjen e krimeve të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe të ketë dyshime se është një pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme. Menyra e fitimit të kësaj pasurie nëpërmjet ligjit nr. 7501 e bën që të jetë një pasuri e ligjshme, por gjithsesi kjo nuk përjashton mundësinë që organet të mund të kenë dyshime në lidhje me të.
    Së dyti, ky ligj zbatohet dhe për pasuri në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm: bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi për pasuritë e të cilëve ka dyshime të arsyeshme që janë të fituara në mënyrë të paligjshme. Pra ju si person i afërm, nuk përjashtoheni si subjekt ndaj të cilit mund të bëhen sekuestrimet.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje