a qendron mundesia qe une te bej burg per kte ceshtje

pershendetje jam nje vajze 23 vjec dhe para 1 muaji pata konflikt me nje vajze tjeter dhe ne nerva e siper i kam gjuajtur me filxhan caji dhe esht care ne balle ka 4 te qepura dhe ka mar raportin mjeko ligjor qe plaga ka zgjatur mbi nente dite. a rrezikoj burg per kte gje ? sepse nuk jam ndodhur kurre ne kete situate dhe nuk e di cmund te ndodh …


Qytetari: s. g. Data: 3 October , 2019, Kategoria: Penale.

2 responses to “a qendron mundesia qe une te bej burg per kte ceshtje”

  1. Në qoftë se akti i mjekësisë ligjore rezulton se personit të dëmtuar i është shkaktuar paaftësi e përkohshme në punë mbi 9 ditë, keni kryer “Plagosje të lehtë me dashje” që përbën kundravajtje penale bazuar në nenin 89 të Kodit Penal, i cili parashikon, se Plagosja e lehtë me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë për më tepër se 9 ditë, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Për fatin tënd të mirë këto janë vepra penale që nuk ndiqen kryesisht nga organi Akuzës, por vetëm me kallëzimin e palës së dëmtuar. Edhe sikur pala e dëmtuar të ketë bërë kallëzim ajo mund të heqë dorë nga kallëzimi i bërë në çdo kohë (gjatë dërgimit të çështjes në gjyq ose në çështjen e themelit). Megjithatë në çdo rast në dijeninë time gjykata nuk ka dhënë asnjëherë vendim me burg për një kundravajtje penale, përveç rasteve kur je recidivist disa herë.

  2. 1

    Nga aq sa lexoj, perderisa ekziston nje Akt Mjekoligjore qe konstaton MBI 9 dite paaftesi ne pune, jemi para kundravajtjes penale te parashikuar nga neni 89 i K.Penal “Plagosje e lehte me dashje”, dhe ne kete dispozite parashikohet sipas alternatives Gjoba ose Burgu deri ne 2 vjet

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet