Pershendetje! Bashkeshorti im punon ne “Garden e Rrepublikes se Shqiperise” Funksioni i thjesht gardist.Ne jemi trasferuar familjarisht nga qyteti i Vlores pas emerimit te tij ne Tirane.Familja eshte prej 4 personash dhe jetojme me qira e paguar nga ne.
One Response
Pershendetje,
Ju informoje se ne Ligjin Nr. 33/2021 “PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” ne nenin 51 percaktohet se:
1. Kur punonjësi i nivelit të mesëm e të lartë emërohet ose transferohet në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm, kur nuk i sigurohet nga Garda mjedisi për akomodim, ai kompensohet për shpenzimet e strehimit.
2. Masa ditore e përfitimit dhe procedura e kompensimit për strehim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pra nga sa me siper ky kompesimi jepet vetem per punonjesit e nivelit te mesem dhe te larte dhe nga sa ju referoni bashkeshorti juaj eshte punonjes i nivelit baze pra nuk mund te perfitoje nga ky kompesim dhe kjo ne parim lidhet me marredhënien juridike te punes, pasi ne kete rast ka lidhur nje kontrate pune dhe ka pranuar me vullnet të lire vendin dhe llojin e punes.
Ju faleminderit!