a perfitojne te papunet nga paketa Covid-19?

A perfiton djali im nga këto paketa? Është i rregjitruar ne zyren e punes si punekerkues i papune, deri në muajin shkurt ka qene ne kurs për elektroshtepiake të organizuar nga zyra e punes.  Djali është 30 vjeç, nuk ka asnje të ardhur, është beqar, i ndare nga trugu familjar, me prindërit pensionist. Ju lutem na ktheni një pergjigje.  Faleminderit


Qytetari: E. G. Data: 23 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “a perfitojne te papunet nga paketa Covid-19?”

  1. Pershendetje. Nga paketa financiare, perfitojne punekerkuesit e regjistruar si te papune te cilet jane tashme duke u trajtuar me pagese papunesise (asistencen), ose ata qe largohen nga puna gjate periudhes se fatkeqesise natyrore. Personat e regjistruar si te papune, por qe jane jashte skemes se asistences, sic kuptova se eshte rasti i djalit tuaj, nuk perfitojne nga asnje prej dy paketave te miratuara deri tani.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet