A perfitojne punetoret e fasonerise prej paketes se dyte te qeverise?

Pershendetje!

Qeveria ka nxjerre paketen e dyte te ndihmes, ku perfshihet edhe biznesi mbi 140 milione leke xhiro ne vit. Ne kete kategori perfshihet edhe biznesi ku une punoj, fasoneri. Puna eshte pezulluar qe ne daten 2 prill 2020, por librezat e punes nuk na ka i kane dhene (nuk e dime nese eshte pushim nga puna).

A e perfitoj shumen prej 40 mije lekesh? Nese po, e paguan shteti apo kompania? Si duhet te aplikoj?

Ju faleminderit!


Qytetari: X. B. Data: 19 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A perfitojne punetoret e fasonerise prej paketes se dyte te qeverise?”

  1. Pershendetje,

    Per sa parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresoj se ju takon ndihma financiare ne masen 40.000 leke sipas paketes se ndihmes financiare Nr.2 (miratuar me VKM nr. 305, date 16.04.2020). Ju sugjeroj qe te komunikoni me punedhenesin tuaj, pasi do te jete ai qe do te plotesoje te dhenat ne sistem (do aplikoje) per punonjesit e tij. Ndihma ofrohet nga shteti dhe kalon direkt ne llogarine tuaj bankare.

    Per nje informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet