a perfitoje nga paketa ekonomike, pas humbjes se vendit te punes?

Pershendetje,

Jam nje nene me nje femije 1.5 vjec dhe nuk kam se ku te le femijen qe pas mbylljes se kopshteve privat. Une punoja ne nje call center dhe qe nga momenti i mbylljes se kopshteve per shkak te pandemise kam qene e detyruar te rri me te ne shtepi dhe nuk jam paraqitur dot ne pune. Per kete arsye me hoqen nga puna. A mund te perfitoje une nga paketa ekonomike e shpallur se fundmi nga qeveria?  Faleminderit,


Qytetari: R. G. Data: 6 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

8 responses to “a perfitoje nga paketa ekonomike, pas humbjes se vendit te punes?”

  1. 1

    Pёrshёndetje,
    Ju duhet tё paraqiteni pranё zyrёs sё punёs pёr tё aplikuar për përfitimin e të ardhurave nga papunësia (pagesa e papunësisë). Me poshte po ju dergoj linkun me kartelen informative, ku mund te merrni informacion mbi kriteret e perfitimit te kesaj pagese, dokumentacionin qe duhet dorezuar; afatet ligjore brenda se ciles duhet te kryhet aplikimi dhe procedura qe duhet ndjekur. https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=7182

  2. Referuar normave juridike aktuale,ju nuk përfitoni nga paketa e ndihmes ekonomike te qeverisë.

  3. Nuk parashikohet ndihme financiare per raste te tilla ne paketen aktuale te miratuar nga qeveria. Gjithsesi, duhet te verifikoni nese heqja juaj nga puna ka qene konform percaktimeve ligjore apo jo. Ne rast se nuk ka qene konform ligjit, ju mund t’i drejtoheni gjykates dhe keni shanse per te perfituar demshperblimin perkates.

  4. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje

    Paketa e Ndihmes Financiare e akorduar nga Qeveria parashikon ndihme financiare per te gjithe ato persona te cileve u eshte mbyllur aktiviteti per shkak te Pandemise Covid-19 apo te cilet jane larguar nga puna si pasoje e pezullimit te aktivitetit te biznesit ku ato jane te punesuar.
    Ne rastin tuaj, me kaq informacion sa ne keni vene ne dispozicion, nuk jeni pjese e asaj kategorie qe mund te perfitoje ndihme financiare. Marredhenia e punes midis jush dhe punedhenesit tuaj rregullohet sipas dispozitave te kodit te punes.

  5. Pershendetje, ne lidhje me pyetjen tuaj, per sa kohe ju punonit ne nje nga kategorite e biznesit te cilat nuk jane te ndaluara per te ushtruar aktivitetin ekonomik gjate situates se pandemise, atehere paketa e ndihmes financiare nuk parashikon mbeshtetje per ju.
    Cdo mosmarreveshje mes jush dhe punedhenesit tuaj per shkak te pamundesise suaj objektive per te shkuar ne pune rregullohet sipas dispozitave te kodit te punes. Faleminderit,

  6. 1

    Pershendetje
    Paketa e Ndihmes Financiare, siguron pagat vetem per te punesuarit ne veprimtari te cilat jane te mbyllura me Urdher te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.
    Ne kushtet kur aktiviteti ku ju punonit nuk eshte pjese e aktiviteteve te mbyllura me Urdher te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, dhe ju keni shkeputur marredheniet nga puna per arsye personale, nuk mund te perfitoni nga paketa e ndihmes ekonomike.

  7. Ligjerisht ne kete moment kualifikohesh si e papune, dhe paketa e Ndihmes Financiare i referohet vetem personave te punesuar (disa kategori), aktivitetetet e te cileve jane te mbyllura me Urdher te Ministrise se Shendetesise, ose personat qe perfitojne ndihme ekonomike ose pagese papunesie, ndaj gjykoj se aktualisht nuk mund te perfitoni nga kjo pakete financiare.

  8. Pershendetje,

    Vendimi i fundit nga Keshilli I Ministrave lidhur me situaten tuaj ishte caktimi i datave 10 mars me 23 mars, si periudhe pushimi per njerin nga prinderit kujdestar te femijes që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

    Ne piken e dyte te ketij Vendimi, per shkak te situates ku cerdhet, kopshtet, arsimi parashkollor dhe arsimi baze jane te mbyllura, Keshilli i Ministrave i ka bere thirrje punedhenesve privat qe te marre parasysh të gjejë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre.

    Duke qene se pika e dyte e ketij vendimi eshte vetem thirrje, atehere eshte punemarresi ai i cili vendos ne lidhje me largimin nga puna, per arsye personale te punemarresit, duke mos patur mundesine per te trajtuar me pushim gjate kesaj periudhe.

    Per sa i perket Paketes se Ndihmes Financiare, kjo pakete siguron pagat vetem per te punesuarit ne veprimtari te cilat jane te mbyllura me Urdher te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet