a perfitoje nga paketa 2 e ndihmes financiare?

Pershendetje,

Jam nje punonjes ne nje biznes te vogel.  Biznesi eshte mbyllur qe me date 12 mars me urdher te MSH, por problemi eshte qe sigurimet jane paguar deri ne daten 5 mars. A mund te perfitoje nga paketa 2  apo jo? Nese jo, cila eshte rruga qe duhet te ndjek?  flm


Qytetari: D. K. Data: 18 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “a perfitoje nga paketa 2 e ndihmes financiare?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nese ju keni aplikuar dhe iu është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, atehere ju/ish-punedhenesi juaj do te njoftoheni nëpërmjet një njoftimi në llogarinë në e-filing, nëse do të jeni përfitues të Paketës nr.2, pa qënë e nevojshme të ndiqni proçedurën e riaplikimit.

    Ne lidhje me paketen e Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) perfitues jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet