A mund të përfitojë asistencë papunësie?

Një të afërmin tim e kanë pushuar nga puna në fasoneri. Në librezën e punës i kanë shkruar “Ka braktisur vendin e punës”, ndërkohë që nuk ka qenë kjo arsyeja, sepse ai ka shkuar në punë çdo ditë. A ndikon kjo arsye e shënuar në librezë për përfitimin e asistencës së papunësisë (pagesen e te ardhurave nga papunesia)?

Ju faleminderit!


Qytetari: X. B. Data: 15 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “A mund të përfitojë asistencë papunësie?”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Ne rast se nje person eshte larguar nga puna dhe ne librezen e punes figuron se largimi ka qene me deshiren e tij, atehere ai nuk perfiton nga asistenca, pasi bazuar ne VKM nr. 161 dt.21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”, neni 3 pika B, percaktohet se nuk perfitojne pagese personat qe largohen me deshiren e tyre. Pra, bazuar ne informacionin qe na eshte vene ne dispozicion nga ana juaj, vleresojme se personi nuk perfiton.
    Ne qofte se ka deshmi, apo pamje filmike qe vertetojne te kunderten e pretendimeve te punedhenesit (punemarresi eshte paraqitur ne pune ne vazhdimesi dhe nuk rezulton te kete baktisur punen sic pretendeohet), atehere mund te kerkohet e drejta e personit ne fjale, edhe ne rruge te tjera ligjore, si psh duke ju drejtuar Gjykates. Faleminderit

  2. Pershendetje!

    Ne piken 3 te VKM nr. 161 date 21.03.2018, percaktohet se: Nuk perfitojne te ardhura nga papunesie personat , te cilet:
    …b) largohen nga puna me deshiren e tyre.
    Nese personi ka braktisur vendin e punes sipas librezes se punes, atehere ai eshte larguar nga puna me deshire dhe ne zbatim te dispozites se mesiperme vleresoj se nuk perfiton pagese papunesie.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet