A perfitoj pagesen e papunesise?

Pershendetje,

Une punoj ne fasoneri, ku here pas here na duhet te durojme presionin e tepert. Me date 16 prill pasi kthehem nga mjekja e firmes, puna kishte mbetur shume mbrapa sepse nuk kishin vene nje zevendesues. Vjen pergjegjesia dhe me akuzon qe nuk po e beja mire punen, duke mos marre parasysh faktin qe kisha gjysem ore qe nuk isha e pranishme ne procesin e punes. Ajo filloi te behej fyese duke perdorur lloj-lloj fjalesh pas te cilave une u ndjeva shume keq. Ne ate moment une mora çanten dhe u largova sepse nuk duroja dot edhe fyerjet e ofendimet pervec intensitetit te larte te punes. Kam komunikuar me te punes, por ne asnje moment nuk pranojne qe pergjegjesia e teproi dhe ne menyre tendencioze provokoi situaten. Ajo cka une dua te di eshte nese e perfitoje pagen e papunesise pasi kam 10 vite e 7 muaj qe punoj tek kjo firme. Pervec situates se krijuar nga pandemia une jam 52 vjec cka e ben te veshtire pranimin ne nje pune tjeter. Ju faleminderit!


Qytetari: S. B. Data: 5 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A perfitoj pagesen e papunesise?”

  1. 1

    Pershendetje. Ne baze te periudhes se sigurimit juve ju takon pagesa e plote e papunesise, prej 12 muaj. Por Vendimi i Keshillit te Ministrave qe rregullon kushtet e perfitimit te pageses se papunesise (asistences), parashikon qe punemarresi nuk duhet te jete larguar vete me deshire nga puna. Nese juve ne librezen e punes ju kane shenuar largim me deshire nga puna, ju nuk e perfitoni pagesen e papunesise (asistencen).
    Ne te kundert, mund te paraqiteni prane zyrave te punes dhe pasi te regjistroheni si punekerkues i papune, te aplikoni per pagesen e papunesise. Afati eshte 60 dite nga momenti i nderprerjes se marredhenieve te punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet