A përfitoj nga ligji i miratuar se fundmi?

Pershendetje,

Interesohem te di nese mund te përfitoj nga Akti Normativ i KM nr. 33, date 11.12.2020 “Per nje shtese ne Ligjin 7703, date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH”, te ndryshuar, ku percaktohet: “Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social”.

Theksoj se personi familjar ka humbur jetën si shkak i veprimeve kundraligjshme te oficerit te policisë.  A mund te përfitoje familja ime dhe cilat janë hapat që duhet të ndjek? Faleminderit,


Qytetari: N. L. Data: 14 December , 2020, Kategoria: procedura administrative.

One response to “A përfitoj nga ligji i miratuar se fundmi?”

  1. Pershendetje,

    Akti normativ i KM nr. 33, datë 11.12.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), percakton se trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit. Ky akt akti normativ ka hyre ne fuqi menjehere dhe eshte botuar ne fletoren zyrtare nr. 217, date 14.12.2020.
    Ne lidhje me sa parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresoj se, si rregull ky akt normativ nuk ka fuqi prapavepruese. Gjithashtu, vleresoj se ne cdo rast kerkeses per trajtim te vecante familjar duhet t’i bashkangjiten edhe aktet perkatese qe provojne se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet