A perfitoj ndihme nga shteti?

Jam nje nene e divorcuar me nje femij 2 vjec. Jam pa shpi dhe pa pune. E vetmja ndihme qe perfitoj nga shteti jane vetem 30 mij leke te vjetra ne muaj nga urdheri i mbrojtjes qe kam. Dua te di a kam te drejte une te perfitoj ndihme nga shteti ne kete situate?


Qytetari: E. S. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A perfitoj ndihme nga shteti?”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me ndihmen qe referoni se merrni per shkak te urdhrit te mbrojtjes, besoj se i referoheni ndihmes ekonomike sipas ligjit nr 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë.

    Nisur nga kushtet e parashtruara ne pyetje ne lidhje me gjendjen tuaj te strehimit, ate familjare, sociale dhe ekonomike, vleresoj se ju beni pjese ne kategorine e subjekteve qe kane perparesi per perftimin nga programet sociale te strehimit sipas Ligjit nr. 22/2018 “Per strehimin social”.
    Statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura.

    Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit tuaj. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për këta aplikantë.

    Ju sugjerojme te paraqiteni prane njesise administrative/bashkise ku keni vendbanimin, per te aplikuar per perfshirjen ne nje nga programet sociale te strehimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet