Pershendetje.
A mund te perfitohet leja e lindjes se femijes se dyte ne keto kushte :
1. nena ka 12 muaj te siguruar ne periudhen 2017-2018
2. 2 muaj e siguruar ne vitin 2021
3. femija i pare ka lindur ne 24.06.2018
4. per lindjen e femijes se pare nuk eshte aplikuar per te perfituar pagesen per lejen e lindjes
Nese nuk perfiton nena, nga ana tjeter babai eshte i vetepunesuar me punemarres, dhe eshte i siguruar prej shume vitesh. A ka ndonje perfitim ne kete rast ?
Faleminderit paraprakisht !
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Per cdo lindje mjafton te keni 12 muaj te siguruar.
Ne rast se nena nuk e shfrytezon lejen e lindjes atehere mund ta shfrytezoje babai.
Kjo e drejte percaktohet ne ligjin nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSh” (i perditesuar), ku ne nenin 27, pika 7 te tij percakton se: “Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna”. Faleminderit