Përshëndetje!
Kam korrigjuar së fundmi një gabim në shkrimin e fshatit të lindjes, por për shkak të ndarjes së re administrative, ky fshat i ka kaluar një bashkie tjetër dhe për rrjedhojë tani më kanë ndryshuar qytetin e lindjes. Në diplomë do të shfaqet fshati i lindjes, qyteti apo të dyja bashkë?
Ne terma të përgjithshëm, a mund të jetë problem për mua kjo gjë në të ardhmen dhe çfarë opsionesh kam për ta zgjidhur?
One Response
Përshëndetje,
Në diplomë shënohet qyteti i lindjes, ai që rezulton dhe në mjetin tuaj të identifikimit pasaportë apo ID.
Elementët më të rëndësishëm të diplomës janë numri i matrikullimit dhe numri i ID së maturës shtetërore. Vendi i lindjes nuk është se konsiderohet element esencial i saj.
Megjithatë, nëse i referohemi njohjes së diplomës jashtë shtetit apo procedurave të vizës/llotarisë keni gjasa që të jetë element që mund të paraqesë probleme. Ju këshillojmë që të kërkoni vërtetmin për ndreqjen e gabimit material që keni bërë dhe vërtetimin e ndryshimit të Bashkisë në të cilën fshati ka qenë dhe në të cilën është aktualisht. Ritheksojmë se këto dokumentacione t’i keni nëse dikush do t’ja u kërkojë në një moment të caktuar.
Nëse doni siguri të plotë dhe t’i paraprini cdo situate, mund të ndiqni rrugën gjyqësore. Nuk është lloj i procesit që merr shumë kohë.
Nëse do ju duhet asistencë juridike mund të na kontaktoni në kategorinë e pyetjeve me pagesë.
Faleminderit.