A mundet nje OJF qe nuk kryen aktivitet ekonomik te leshoje fature sponsorizimi?

Pershendetje,

Uroj te jeni mire!
Jemi nje fondacion i cili nuk kryen aktivitet ekonomik. Financohemi kryesisht nga grantet nga EU apo donatore te tjere institucionale, por edhe bizneset se fundmi. Nje biznes deshiron te financoje nje nga projektet tona, por per kete kerkon fature sponsorizimi. Ne nuk kemi leshuar kurre me pare fatura pasi nuk kryejme aktivitet ekonomik. Kam bere nje kerkim tek ligji per sponsorizimet dhe neni 4 e mbulonte kete pjese, por ishte pak i paqarte per pjesen e fatures. Shqetesimi yne eshte ky, nese ne leshojme nje fature sponsorizimi (jo shitje) a konsiderohemi si OJF qe kryen aktivitet ekonomik? Nese ne konsiderohemi si OJF-qe kryen aktivitet ekonomik a e humbasim te drejten per rimbursim TVSH-je nga grantet e EU-se? Kam lexuar ligjin per OJF-te qe nese aktiviteti ekonomik peben deri ne 20% te aktivitetit te pergjithshem te OJF-se nuk konsiderohemi si OJF fitimprurese dhe nuk e humbasim te drejten per rimbursim te tvsh-se nga grantet. Nga ana tjeter mendoj qe nese leshojme fature sponsorizimi, nuk ka pse ne te konsiderohemi qe kryejme aktivitet ekonomik. Nga ana tjeter nese ne leshojme fature sponsorizimi cfare implikimesh mund te kishte per ne si OJF te tipit, kontrolle te shtuara nga tatimet permes auditeve, vonese ne rimbursimin e TVSh-se se granteve nga EU etj. Ju lutem nese mundeni te me ndihmoni ne menyre sa me specifike.

Ju falenderoj shume!


Qytetari: E. B. Data: 25 October , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A mundet nje OJF qe nuk kryen aktivitet ekonomik te leshoje fature sponsorizimi?”

  1. Pershendetje. Veprimtaria ekonomike ne baze te ligjit per organizatat jofitimprurese kuptohet veprimtaria e organizuar nga një organizatë jofitimprurëse, me qëllim nxjerrjen e të ardhurave në këmbim të ofrimit të shërbimeve apo të mallrave të ofruara, për të mundësuar misionin e organizatës, me kushtin që veprimtaria ekonomike nuk përbën qëllimin parësor të organizatës, si dhe të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit. Pra nese ju si fondacion financoheni per nje aktivitet, kjo nuk perben veprimtari ekonomike. Nese ju hapni nje dyqan per shembull, ku tregtoni produkte te caktuara, te cilat shkojne per te financuar veprimtarine e fondacionit, atehere kjo perben veprimtari ekonomike. Lidhur me implikimet fiskale te leshimit te nje fature sponsorizimi, duhet te kontaktoni me nje ekonomist per te marre nje vleresim te duhur te efekteve financiare dhe fiskale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet