Pershendetje,
A munden te marr lejen e vitit 2019 ne kete vit? Pasi lejen e vitit 2019 nuk e kam likujduar plotesisht, pra vetem nje jave kam marre me protokoll. Duke qene ne kushtet e nevojes se perdorimit te lejes, a mundem ta kerkoj ate bazuar ne nenin 93/4 te Kodit te Punes ku thekson se “ne momentin qe punedhenesi nuk me ka dhene lejen dhe punemarresi nuk e ka marre ate, ajo ka te drejten e parashkrimit per 3 vjet nga dita e lindjes se kesaj te drejte, perjashto rastin e nenit 93/2”? Gjithashtu a mundem t’i beje kerkese institucionit per shtyrje te lejes edhe me dy jave te tjera per arsye se kam ngele ne amerike per mungese flututimesh nga covid, duke qene se me shtyne bileten deri ne date 4 dhjetor?Flm shume. Jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj.
One Response
Pershendetje,
Neni 93 i Kodit te Punes, ne piken 3 dhe 4 parashikon shprehimisht:
3. Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.
4. E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë.
Ne pamje te pare, keto dispozita vijne ne kundershtim me njera tjetren, por ne fakt nuk eshte keshtu. Pika tre, rregullon pikerisht afatin maksimal se kur mund te kryhen pushimet vjetore, pra deri ne tre mujorin e pare te vitit pasardhes, qe do te thote per vitin 2019, leja mund te merrej deri ne mars te vitit 2020.
Afati i parshkrimit i rregulluar nga pika e katert, eshte afati brenda te cilit personi ka te drejten qe te rivendose gjyqesisht te drejten e tij. Pra pika e katert rregullon te drejten e padise per te kerkuar shperblimin per lejen qe nuk eshte kryer brenda afatit ligjor.
Megjithate, pavaresisht sa me siper, ju me marreveshje me punedhenesin tuaj, duke qene se rasti juaj ka shkak te arsyeshem, mund te bini dakord per ta llogaritur si leje, ose te kerkoni leje pa te drejte page. Faleminderit,