A mund te shtyhet procesi gjyqesor?

Pershendetje!
Kam seancen e pare gjyqesore me date 29 te ketij muaji per prishje te lidhjes martesore. Problemi eshte qe dua ta shty si seance sepse me duhet dhe pak kohe te bindem plotesisht. A mund te behet kjo gje? Dmth duhet te bej ndonje kerkese tjeter apo thjesht te mos paraqitem ne gjyq? Faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 15 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A mund te shtyhet procesi gjyqesor?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne perputhje me Kodin e Procedures Civile si dhe Kodin e familjes, gjykata cakton nje seance pajtimi. Qe do te thote se se gjyqtari/gjyqtarja, gjate seances se pajtimit, shikon nese ka mundesi pajtimi midis paleve. Ne kete seance pajtimi bashkeshortet duhet te paraqiten vete personalisht, pa pranine e perfaqesuesve. Kjo seance pajtimi mund te jete nje mundesi e mire edhe per ju per te reflektuar mbi vijim e procesit te zgjidhjes se marteses. Nese ju nuk paraqiteni ne seancen e pare çeshtja pushohet dhe per ta rihapur do ju duhet te depozitoni serish kerkes padine per zgjidhje martese. Pushimi i gjykimit nuk e shuan padine, por ne rastin konkret nese gjykoni se duhet bere ndarja ne nje moment te dyte, kjo implikon me teper investim kohe dhe procedurash.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet