A mund te rikthehem ne vendin e punes nese fitoj gjyqin?

Pershendetje!

Kompania private ku punoja me ka hequr nga puna padrejtesisht, ne shkelje te procedures se parashikuar ne kontrate dhe ne Kodin e Punes per perfaqesuesit sindikale. Nese fitoj gjyqin ndaj kompanise, mundet Gjykata t’me riktheje ne vendin e punes?

Nje pike e tille parashikohet edhe ne Kontraten Kolektive, foto te se ciles po jua dergoj bashkengjitur.


Qytetari: X. B. Data: 10 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A mund te rikthehem ne vendin e punes nese fitoj gjyqin?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nëse jemi në kushtet e zgjidhjes ne menyre te pajustifikuar dhe pa shkaqe te arsyeshme te marredhenieve te punes, ne perputhje me Kodin e Punes se RSh punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit. Ju mund te kerkoni:
    -Dëmshpërblimi deri në 2 paga mujore për mosrespektim të procedurës nga punëdhënësi që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera (neni 144/4).
    – Dëmshpërblimi deri në një vit pagë që paguan punëdhënësi që zgjidh kontratën pa shkaqe të arsyeshme (neni 146/1 e 3), e cila i shtohet pagës që merr punëdhënësi gjatë afatit të njoftimit.
    – Shpërblimi për vjetërsi në punë (neni 145), që paguhet nga punëdhënësi kur marrëdhëniet kanë zgjatur mbi tre vjet, të cilit i shtohet shpërblimi që jepet për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të arsyeshme (dëmshpërblimi i mësipërm);
    – Demshperblim per mosrespektim te afatit te njoftimit. Varesisht kohezgjatjes se kontrates se punes, ky afat varion nga 1 deri ne 3 muaj (Neni 143/1 Kodi i Punes);
    – Pagen per pushimet vjetore te pakonsumuara per vitin e punes ne vazhdim (Neni 92 i Kodit te Punes parashikon se punemarresi ka te drejten e 4 javeve kalendarike ne vit si pushim vjetor).

    Rikthimi ne vendin e meparshem te punes, eshte nje e drejte qe i njihet vetem nepunesve te administrates publike (Neni 146/3 dhe 155/3 i Kodit te Punes), por jo punemarresve te punesuar ne sektorin privat, te cilet kane vetem te drejten e demshperblimeve sipas rastit (ne rastin tuaj citohen me siper).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet