A mund te procedohet nje drejtor?

Pershendetje,

Kam disa fakte, por duhet edhe te tjera, per nje drejtor ne nje institucion shteteror qe ka abuzuar nder vite. A mund te procedohet per shperdorim detyre, korrupsion aktiv dhe gjithashtu te kerkoj t’i behet vettingu ne SPAK? Ku duhet te drejtohem? Faleminderit,


Qytetari: A. O. Data: 11 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A mund te procedohet nje drejtor?”

  1. 1

    Pershendetje. Cdo person, pavaresisht detyres qe ushtron mban pergjegjesi penale, nese kryen veprime te cilat perbejne veper penale ne kuptim te Kodit Penal. Ju keni te drejte qe se bashku me te gjithe provat qe dispononi te beni nje kallezim prane organeve te prokurorise.
    Ne varesi te veprave penale qe ju pretendoni se personi ka kryer keni te drejte t’i drejtoheni edhe SPAK-Struktura e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
    Ky institucion eshte kompetent per keto vepra: Korrupsioni aktiv dhe pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;
    Ushtrimi i ndikimit te paligjshem;
    Perfitimi i paligjshem;
    Probleme ne deklarimin e pasurive;
    Shkelja e barazise ne tender.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet