A mund te perfitoje ndihmen ekonomike pa kaluar 6 muaj nga nderprerja?

Pershendetje,

Ju kam bere shume pyetje, por nuk kam marre nje pergjigje te sakte…Neqoftese une kam ne dore nje vertetim ku vajza ime gjate nje viti ka nje dite pune dhe nje vertetim nga kompania qe i ka vene kete dite pune, a mund te riaplikoje perpara se te bej 6 muaj dhe te futem serish ne ndihmen ekonomike qe me eshte nderprere pa te drejte ne muajin mars?

Faleminderit,

 

Shenim nga kordinatori i platformes: Me poshte gjeni linqet e te gjitha pyetjeve te adresuara nga ana e qytetarit R.M ne lidhje me problematiken e tij dhe pergjigjet perkatese te dhena nga juristet e platformes. Linqet per t’u konsultuar edhe nga juristet e platformes ne funksion te dhenies se nje pergjigjeje ezauruse ne lidhje me pyetjen e mesiperme.

Si mund te perfitoj perseri ndihmen ekonomike?

si mund te perfitoje perseri ndihmen ekonomike?

si mund te perfitoje perseri ndihmen ekonomike?


Qytetari: R. M. Data: 11 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A mund te perfitoje ndihmen ekonomike pa kaluar 6 muaj nga nderprerja?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne vijim edhe te shpjegimeve te meparshme te kolegeve, per ta bere sa me te kuptueshme per ju, Ju sqaroj se cila eshte procedura e aplikimit per ndihme ekonomike, si funksionin procesi i vendimmarres i organeve pergjegjese dhe si mund te ankimoni vendimin per refuzimin e trajtimit me ndihme ekonomike.

    1. Paraqiteni prane njesise administrative ku keni vendbanimin ne data 1-10 te cdo muaji per te bere aplikimin per ndihme ekonomike.
    2. Administratori shoqëror, pasi verifikon situatën social ekonomike të familjeve në nevojë nëpërmjet vizitave në familje dhe në terren, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar të dhënat sipas formularit te plotesuar ne momentin e aplikimit.
    3. Administratori shoqëror paraqet pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki, nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar, listën e familjeve/individëve në nevojë që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike.
    4. Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki dërgon, në formë shkresore dhe elektronike, nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar, listën e plotë të familjeve/individëve në nevojë nën juridiksionin e bashkisë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror për trajtim me ndihmë ekonomike
    5. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, për realizimin e procesit të vendimmarrjes për përfituesit e ndihmës ekonomike, ka këto përgjegjësi:
    a) verifikon të dhënat e regjistruara nga administratori shoqëror për familjet/individët në nevojë në Regjistrin Elektronik Kombëtar si dhe konfirmon saktësinë e tyre pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe në bazë të aplikimit të formulës së pikëzuar për familjet në nevojë;
    b) merr vendime për caktimin e familjeve/individëve në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike, masën e përfitimit të tyre si edhe refuzon kërkesën për dhënien e përfitimit të ndihmës ekonomike të shoqëruar me arsyet e refuzimit.
    c) ia dërgon vendimin kryetarit të bashkisë:

    Cila eshte procedura e ankimimit ne rast se ju refuzohet perfitimi i ndihmes ekonomike?

    Ju mund t’i drejtoni nje ankese me shkrim bashkise/njesise administrative, brenda 20 diteve kalendarike nga marrja e njoftimit. Pas marrjes se pergjigjes nga struktura vendore (bashkia/njesia administrative) , keni te drejte t’i drejtoheni me ankese me shkrim brenda 20 diteve kalendarike Sherbimit Social Shteteror.
    Me pas ne rast se nga Sherbimit Social Shteteror nuk keni marre nje zgjidhje ne favorin tuaj, ju lind e drejta per te ngritur padi ne Gjykate.

    Ligji percakton se familjet që kanë rezultuar me deklarim të rremë perjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë 6-mujore. Nese jeni ne kushtet e perjashtimit per deklarim te rreme (referuar pergjigjes qe merrni kur aplikoni per ndihme ekonomike sipas procedures se mesiperme), Ju serish duhet ta ankimoni kete vendimmarrje (sipas procedures se ankimit te shpjeguar me lart) duke parashtruar te gjitha rrethanat (qe vajza ka punuar 1 dite te vetme, kontrata eshte zgjidhur nga punedhenesi, etj) dhe dokumentacionin qe administroni. Vajza juaj dhe te gjithe anetaret e tjere te familjes ne moshe aktive pune duhet te rezultojne te regjistruar si punekerkues te papune ne sistemin e administruar nga zyra e punes.
    Ne rast se ju nuk e ankimoni vendimin e refuzimit (perjashtimit) brenda afateve ligjore dhe pranoni rezultatin, atehere jeni te detyruar te prisni derisa te kaloi afati 6 mujor i penalizimit per te ri-aplikuar serish.

    Edhe ne rast se ankimimi juaj nuk pranohet nga strukturat perkatese, Ju keni nje mundesi tjeter qe t’i drejtoheni me kerkese Bashkise per t’u trajtuar me ndihme ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% dhe/ose me fonde të tjera të buxhetit vendor. Pavaresisht se mund te jeni perjashtuar nga skema e NE per nje periudhe 6 mujore, Ju sugjerojme qe t’i prezantoni rrethanat e rastit administratorit tuaj social dhe perfaqesueve tuaj vendore, te cilet nese i gjejne te bazuara dhe vleresojne se situata juaj social ekonomike dikton nevojen per t’u trajtuar me ndihme ekonomike, mund te propozoje trajtimin tuaj nga bllok-ndihma (me fondet e bashkise).
    Mbani ne konsiderate qe nuk mund të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (nga fondet e bashkise), familjet të cilat nuk kanë aplikuar për ndihmë ekonomike nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar. Prandaj ju duhet te aplikoni sipas procedures standarte dhe ne rast se refuzoheni atehere mund t’i kerkoni bashkise/njesise administrative te trajtoheni nga fondet e saj.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet