A mund te perfitoj falas nje proces divorci ?

Pershendetje jam nje vajze 25 vjet , kam bashkejtuar me bashkekortin per 2 vite dhe vjet vendosem te martoheshim edhe pse kemi diference te madhe moshe , ne maj jemi bere prinder une per te paren here ndersa ai per te 3 her sepse ka dhe 2 vajza te tjera me ish gruan , problemi eshte sepse martesa jone e ka humbur qellimin e tij ka vetem debate sepse bashkeshorti im nuk do tja dije se ka familje dhe grua e shoh vetem 20 minuta ne darke dhe kaq per kete arsye dhe shume arsye te tjera dua te divorcohem por une jam e pa pune per shkak se vajzen e kam vec 3 muajsh dhe nuk kam mundsi ekonomike te paguaj nje avokat a mundet ju te me ndihmoni ju lutem ?

Qytetari: K.M.
Data: 2 Shtator 2023, Kategoria: Familjare

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Per te perfituar ndihem juridike dytesore (avokat falas), ju duhet t’i drejtoheni Gjykates se themelit, ne rrethin e se ciles do te kryeni zgjidhjen e marteses. Ne gjykate duhet te paraqesni formularin e plotesuar per kerkese per ndihme juridike dytesore.
    Se bashku me formularin perkates te plotesuar (te cilin mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare e Ministrise se Drejtesise ose ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/), depozitoni dhe dokumentat e tjere mbeshtetes dhe me pas gjykata merr vendim ne lidhje me kerkesen tuaj per ndihme juridike dytesore. Ne zbatim te vendimit te gjykates ju caktohet avokati, i cili do t’ju ndihmoje ne hartimin e akteve dhe duke ju perfaqesuar perpara gjykates per zgjidhjen e marteses.

    Per keshillim ligjor mund t’i drejtoheni klinikave te ligjit ne qytetin tuaj. Orari i pritjes eshte cdo dite nga ora 09.00 – 14.00 ose mund te merrni keshillim ligjore nepermjet nr. jeshil duke telefonuar falas ne nr 0800 10 10 cdo dite nga e hena ne te premte ora 10.00 deri 14.00.
    Faleminderit

    Faleminderit

Lini një Përgjigje