A mund të marr nënshtetësi shqiptare?

Unë jam kosovar, dëshiroj të marr nënshtetësi shqiptare dhe të pajisen me pasaportë e çdo gjë që parashikon ligji shqiptar. Cilat janë procedurat që duhet të ndjek?


Qytetari: B. T. Data: 21 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “A mund të marr nënshtetësi shqiptare?”

  1. Pershendetje. Ne tetor te vitit 2020 ka hyre ne fuqi ligji i ri per shtetesine shqiptare, i cili parashikon rregulla te lehtesuara per fitimin e shtetesise me origjine, pra per shtetasit e huaj te cilet vertetojne lidhjen e familjare ne vije te drejte, deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin me origjine shqiptare.
    2. Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë” të pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji.
    dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike;
    ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
    Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit do të përcaktohet me udhëzim të ministrit dhe për momentin këto Udhezime ende nuk jane miratuar, duke qene se ligji ka hyre ne fuqi vetem pak dite me pare.

  2. Pershendetje,

    Ne lidhje me dokumentacionin qe nevojitet per fitimin e shtetesise shqiptare, ju bejme me dije se duhet te paraqiten dokumentet e meposhtme:
    1. Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës
    2. Çertifikata e lindjes (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti;
    3. Çertifikatë martese (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti;
    4. Lejeqëndrimi në Republikën e Shqipërisë (Leje-qëndrimi 5 vjeçare, për të gjithë shtetasit e huaj, Leje-qëndrimi 3 vjeçare, për ata të huaj që vertetojnë origjinën shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, (me certifikatë ku të pasqyrohet shtetësia shqiptare e të paralindurit), Leje-qëndrimi 1 vjeçare, për ata të huaj të martuar me shtetas shqiptar, por jo më pak se tre vjet martese).
    5. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e qirasë së të banesës në Republikën e Shqipërisë (fotokopje e noteruar).
    6. Kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga Zyra e Tatimeve për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar).
    7. Dokumenta që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë (si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash në Republikën e Shqipërisë).
    8. Dëshmi penaliteti e marrë në vendin e origjinës (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti
    9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë;
    10. Fotografi (copë 3)

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet