Pershendetje! Vite me pare kemi lidhur me nje njeriun tone dy kontrata sipermarrje: nje une, nje femija im. Kemi pasur veshtiresi per te shlyer te dyja dhe ndertuesi na sugjeroi qe te hiqnim dore nga nje prej shtepive dhe te kompensohej diferenca. Gjithashtu te kontrata parashikohej kamatvonese plus gjithashtu e drejta qe te na mbante 20% te shumes se paguar tashme. Nje klauzole kjo qe mua me duket pak jo e balancuar e do doja mendimin tuaj. Gjitashtu para se te behej marreveshja qe te linim nje shtepi, kemi paguar disa vite qira ndertuesit qe te rrinte te shtepia e dyte djali, duke na e bere me te veshtire marrjen e nje kredie qe te shlyenim detyrimin e kontratave te sipermarrjes. Puna eshte qe marreveshjen e firmosi djali, ku hoqi dore nga shtepia dhe cfare ai kish paguar deri ate moment lejoi te transferohej per shlyerjene shtepise se pare. Qirate qe ne paguam nuk u konisderuan shpenzime. Pyetja ime eshte :a kish te drjete ai te na kerkonte qira, kur ne kishim lidhur kontrate sipermarrje? Dhe a mund ta kundershtoje kete mareveshje? Pasi ajo u firmos vetem nga djali ngaqe u ndje i detyruar se shtepia qe djali kishte porosit iu shit dikujt tjeter nga ndertuesi, dhe bleresi na coi dhe ne polici qe te lironim shtepine. Dua ta kundershtoj kete marreveshje pasi ne menyre te dukshme une kam paguar mbi 10.000 euro me shume cka e vertetoj nga derdhjet bankare.Dhe i bie qe ndertuesi ka perfituar shuma qe nuk i takojne.Ju lutem nje pergjigje, pasi dhe u semurem prej situates qe na ndodhi.
Ju uroj gjithe te mirat!
One Response
Pershendetje.
Duke spjeguar si paranteze se situata juridike eshte relativisht komplekse per ta sqaruar pa dokumente, po ju parashtrojme sa vijon: Kontrata mund te kundershtohet ne gjykate nese arrihet te provohet se palet kane qene ne kushte te pabarabarta dhe vullneti i njeres pale ka qene i vesuar per shkak te nevojes se madhe.
Megjithate, ne mund t’ju themi se kontrata eshte nje veprim juridik i dyanshem dhe i vullnetshem. Si i tille, kur nje person nenshkruan nje kontrate atehere prezumohet se ai po e ben kete gje me vullnet te lire dhe te pavesuar. Me sa ju thoni, njera nga kontratat ka qene e lidhur nga djali juaj dhe ai ka hequr dore nga kjo kontrate, pra nenshkrimi, apo vullneti juaj, nuk ishte i nevojshem qe kontrata te revokohej, duke qene se ju formalisht nuk keni qene pale ne kete kontrate qe djali juaj ka lidhur.
Lidhur me qirate, nese ato do te perfshiheshin apo jo ne pagesen e apartamenteve, kjo rregullohet nga kontratata. Nese ju keni lidhur kontrate qiraje, atehere pagesa eshte per kete kontrate. Nese ju keni lidhur huaperdorje, atehere pagesat duhet te shkojne per apartamentin.
Ju keni bere pyetjen: a kish te drjete ai te na kerkonte qira, kur ne kishim lidhur kontrate sipermarrje?
Ai kishte te drejte te kerkonte, pasi kerkesa eshte shfaqie e vullnetit te njeres pale dhe ky vullnet nuk ka element paligjshermie. Ju kishit te drejte te refuzonit me argumentin se vlera ishte e larte, apo e paarsyeshme. Ju dhe djali juaj i keni pranuar kerkimet e tij dhe keni lidhur kontrate. Nese nuk do ta kishit lidhur kontraten, atehere sigurisht qe shoqeria ndertuese nuk do te kishte te drejte te bente kerkesa te tilla.
Nese ju konstatoni se keni paguar me shume se sa detyrimi, sigurisht qe keni te drejte te kerkoni kthimin e shumave te paguara teper ne gjykate.