Biresimi i nje femije te huaj

Pershendetje,

A mund te biresoj nje femije nga Libia qe eshte vendosur ne Shqiperi? Faleminderit


Qytetari: E. L. Data: 10 December , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Biresimi i nje femije te huaj”

  1. Pershendetje,

    Për fëmijën e huaj, që ndodhet në Republikën e Shqipërisë, në gjendje faktike braktisjeje, për të
    cilin kërkohet një ndërhyrje emergjente ligjore, zbatohet legjislacioni shqiptar në fuqi. Shtetasi shqiptar, që dëshiron të birësojë një fëmijë me shtetësi të huaj, duhet të përmbushë kërkesat e Kodit të Familjes, të Ligjit nr. 9695, date 19.03.2007 “Për procedurat e birësimit dhe komitetin shqiptar të birësimit”, te ndryshuar, si dhe ato të ligjit të vendbanimit të fëmijës.
    Çdo person i cili është i interesuar të birësojë duhet t’i drejtohet me kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimit. Ky organ mbledh, vlerëson kërkesat për birësim të bërë nga shtetas të huaj dhe vendas, jep informacionet e nevojshme lidhur me plotësimin e dokumentacionit.

    Ju bejme me dije se, ne nenin 17 te Ligjit 9695, date 19.03.2007 “Për procedurat e birësimit dhe komitetin shqiptar të birësimit” (te ndryshuar), percaktohet se:
    1. Nuk mund të kryhet birësimi i një fëmije refugjat nëse:
    a) ka shpresë të arsyeshme për gjetjen e familjes së tij dhe për bashkimin familjar, në përputhje me
    interesin më të lartë të fëmijës;
    b) nuk ka kaluar dy vjet nga data e marrjes së azilit, kohë gjatë së cilës janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e prindërve ose anëtarëve të tjerë të familjes së fëmijës;
    c) është në kundërshtim më interesin e fëmijës;
    ç) është i mundshëm në një të ardhme të afërt rikthimi i sigurt dhe me dinjitet në vendin e origjinës
    dhe nëse mundësitë e fëmijës në vendin e origjinës janë më të mira sesa birësimi në vendin e azilit ose në një vend të tretë.
    2. Në procesin e birësimit të fëmijëve refugjatë, Komiteti bashkëpunon me strukturën përkatëse
    shtetërore që mbulon çështjet e refugjatëve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet