A mund te behem bashk pronar

Persh .i nderuar avokat . dua te di a mund te futem bashk pronare dhe si . kemi ndertuar shtepine para 2000jes .ne 2004 vellai dorezoi fotot dhe letrat per legalizim . atehere ne ceftefikata ishim bashk 4 pjesetare .tani jemi andare . nuk eshte bere asnje veprim tjeter per shtepine nuk dim cesht bere .por dhe toka ku esht shtepia ende nuk eshte andare e kemi bashk 4 pjesetare por ne emer te babait . a mund te njihem apo behem bashk pronare kur vellai ta legalizoje.? Faleminderit.


Qytetari: E. B. Data: 17 January , 2020, Kategoria: Pronesi.

2 responses to “A mund te behem bashk pronar”

  1. Toka dhe ndertimi jane dy pasuri te ndryshme, Ne lidhje me ndertimin, duhet te provosh qe keni kontribuar dhe ndertuar te gjith se bashku, ndersa ne lidhje me mungesen e informacionit, te rekomandoj ti drejtohesh institucionit zyrtarisht me nje kerkese per informacion.

  2. 1

    Për të gjetur përgjigje për pyetjen tuaj është neni 27 i Ligjit Nr. 9482, datë 03.04.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”. Ligji përcakton që të paraqitet çertifikata e gjendjes familjare në kohën e ndërtimit të objektit informal. Duke qenë se ju jeni në këtë çertifikatë atëherë keni të drejtë të jeni bashkëpronar i objektit. Të gjithë pjesëtaret e familjes që kanë emrin në çertifikatën familjare janë bashkëpronarë në pjesë ideale të barabarta. Për pretendimin tuaj, mund t`i drejtoheni ASHK-së me kërkesë duke bashkëlidhur edhe çertifikatën familjare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet