A mund te aplikohet dhe te merret certifikate pronesie

Pershendetje.
Kam dy prona ne Vlore,truall,me siperfaqe gjithsejt 24000 m2 truall.Jane te fituar me vendim gjykate te v.1940 dhe qe ne ate kohe jane te regjistruara ne regjistrin hipotekor.Aktualisht jane te lira te pa zena me ndertime.
Pyetja ime eshte :
Nese aplikoj ne Agjencine e Kadadtres Vlore per certifikate,kartele dhe harte
treguesr duke dorezuar dokumentat e mesiperme plus plan rilevimet e pronesAgjencia e Kadastres a mund te me pajise me certifikate pronesie ?


Qytetari: V. P. Data: 21 January , 2020, Kategoria: Pronesi.

One response to “A mund te aplikohet dhe te merret certifikate pronesie”

  1. 1

    Pershendetje,
    Duke filluar nga viti 1945 e ne vijim nga ana e regjimit komunist jane miratuar disa ligje qe kane cuar ne shtetezimin e te gjitha tokave ne Republiken e Shqiperise. Si rezultat, nje akt pronesie i vitit 1940 nuk mund te regjistrohet sot. Per t’u bere pronar, ju duhet te keni aplikuar prane organeve qe kane trajtuar kthimin dhe kompensimin e pronave nder vite, e fundit Agjencia e Trajtimit te Pronave. Nese ju, apo ndonje i aferm i juaj nuk ka bere nje aplikim te tille, atehere ju e keni humbur te drejten per t’u njohur pronar dhe per t’u kompensuar ne truall, apo ne para.
    Nese keni aplikuar, por ende nuk eshte marre nje vendim, keni te drejte t’i drejtoheni Gjykates se Shkalles se Pare Vlore me padi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet