A mund ta perfitoje pagen e luftes?

Pershendetje,

Si mund te perfitoi une nga paga e luftes ne kushtet kur pronari nuk me ka heq nga sigurimet dhe as nuk ka marre kredi qe te na paguaje. Jemi pa pune qe me dt.12 mars. Ju lutem a perfitoje une pagen e luftes?Faleminderit,


Qytetari: B. P. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A mund ta perfitoje pagen e luftes?”

  1. Përshëndetje,

    Duke qënë se nuk na keni vene ne dispozicion te dhena ne lidhje me aktivitetin e biznesit ku punoni, e kemi te pamundur te percaktojme se ne cilen nga masat e parashikuara nga paketa nr.2 mund te kategorizoheni.

    Ne vijim, gjeni rastet e përfitimit të ndihmës financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e Covid-19”, te cila janë:
    1. Për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave
    2. Për të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020. Dita e dorëzimit të E-sig 027 nuk duhet të jetë më e vonë se data 10 prill 2020.
    3. Për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    4. Për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nëse ky subjekt, ushtron disa lloje aktivitetesh, e përfitojnë ndihmën financiare vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Për më tepër informacionme te detajuar në lidhje me kriteret e perfitimit dhe procedurat e aplikimit mund te aksesoni linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet