A mund t`a ndjek ne rruge ligjore ?

Pengese per regjistrimin e femijes (banor bashkia Tirane) behet nje Urdherese e Ministres se Arsimit , nr 18, 20/08/2019 (bashkangjitur).

Behet fjale per veshtiresine qe po has, ne regjistrimin e femijes tim ne gjimnazin”Qemal Stafa”, Tirane. Femija eshte nje nxenes ekselent , ne te gjitha klasat e arsimit 9-vjecar (perfitues i burses se ekselences qe nga klasa V-te). , prane shkolles “Naim Frasheri”, Tirane. Kerkon qe te regjistrohet prane gjimnazit “Qemal Stafa”, Tirane, gjimnaz qe per hir te vertetes eshte nje nga gjimnazet me te mira ne Tirane, por gjithashtu eshte shkolla e mesme me prane vendbanimit tone, (ish Fusha e Aviacionit) dy arsye shume te rendesishme per te dhe per ne, prinderit. Kerkesa jone nuk po gjen zgjidhje, per shkak te nje urdherese te Ministres se Arsimit nr 18 dt. 20-08-2019 (dua te theksoj se femija ka nisur te ndjeke mesimet prane shkolles ne fjale vite me pare, para shfaqjes se udhezimit te Ministres).
Sqarim: Gjuha e pare e huaj, qe mesohet ne shkollen “Naim Frasheri”, eshte ajo frenge.

Udhezimi i Ministrit :
c) Per sigurimin e vijimesise se giuhes se huaj ne institucionet arsimore vendore, pergjegjese per arsimin parauniversitar dhe drejtorite e shkollave te sigurojne vijimesine e giuhes se huaj te pare, te nisur ne klasen III te arsimit fillor, dhe te gjuhes se huaj te dyte, te nisur ne klasen VI, pavaresisht planit mesimor me te cilin punohet. Edhe ne rastet e transferimeve, te ruhet vijimesia e gjuhes se huaj te pare dhe te dyte nga arsimi baze ne arsimin e mesem te larte dhe ate profesional.

Udhezimi i Ministres duhet te jete orientues dhe jo perjashtues. Mendoj qe nxenesit ekselente duhet te kene “status te vecante” – te kene mundesi te zgjedhin institucionin arsimor publik.

Per me teper, ne dijenine tone, afersisht gjysma e nxenesve te saj vijne nga Bashkia Kamez, ndersa femija im, banor i Bashkise Tirane,,1.5 km larg nuk i jepet mundesia e regjistrimit ne kete shkolle, per me teper nje nxenesi ekselent.
Fakti qe ka nje numer te konsiderueshem nxenesish qe vijne nga bashki te tjera i jep mundesi femijes tim (banor i Bashkise Tirane) te regjistrohet prane kesaj shkolle.
Ne Gjimnazin “Qemal Stafa” kane ekzistuar klasa ne gjuhen frenge, porse ka dy vite qe ato jane mbyllur, duke ua mbyllur deren nxenesve nga shkollat 9-vjecare “Sabaudin Gabrani” dhe “Naim Frasheri”. (vazhdon mesimi i gjuhes frenge ne klasat e XII-ta).

I jam drejtuar Ministrise se Arsimit dhe drejtorise arsimore Tirane, qe te mund te hapet nje klase “fengjisht”, prane kesaj shkolle, por ende nuk kam marre pergjigje, nderkohe qe regjistrimet fillojne ne fund te muajit Qershor.
Pyetje: A mund t`a ndjek ne rruge ligjore, nese po cilat jane shanset e mia ?

Bashkangjitur : komunikimi me Avokatin E Popullit , urdhezimi i Ministres dhe Leterkembimi i Avokatit te Popullit me Zyren Arsimore,Tirane.

Ju faleminderit.

Pune te mbare


Qytetari: E. Q. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A mund t`a ndjek ne rruge ligjore ?”

  1. Pershendetje.
    Se pari, Udhezimi i përbashkët i Ministrisë është mjaft i qartë dhe është miratuar për vitin shkollor 2019-2020 dhe nuk ka dispozitë që efektet e tij duhet të shtrihen edhe në vitin shkollor 2020-2021. Kjo do të thotë që duhet të miratohet një Udhëzim i ri për vitin e ri shkollor.
    Së dyti, nëse Udhëzimi i ri ka të njëjtën përmbajtje:
    1. Studentët ekselentë, nuk kanë trajtim të veçantë as në ligjin për arsimin e lartë dhe as në aktet e tjera, me përjashtim të mbështetjes nëpërmjet bursave nga organet e qeverisjes vendore.
    2. Udhëzimi i përbashkët në fjalë nuk ka karakter orientues, por është akt nënligjor i detyruar për t’u zbatuar. Kjo do të thotë, që zgjidhjen mund ta gjeni vetëm nga MASR, pasi shkolla dhe DAR janë të detyruar të veprojnë në përputhje me aktet në fuqi.
    3. Ndjekja e çështjes në rrugë gjyqësore nuk ju jep mundësi për një zgjidhje të shpejtë dhe efektive, për më tepër që nëse udhëzimi është i njëjtë, sërish Gjykata mund të mos vendosë në favorin tuaj, pasi Udhëzimi nuk ka të përcaktuar edhe lidhjen territoriale midis shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme. Nëse kjo do të kishte ndodhur, atëherë mund të kundërshtohej vendimmarrja e Ministrisë mbi bazën e përplasjes së dy parimeve, atij të afërsisë së territorit dhe atij të gjuhës së parë.
    Ajo që unë mund t’ju sygjeroja është që të kontaktoni dhe me prindër të tjerë që kanë të njëjtin problem, duke i paraqitur një kërkesë të përbashkët me shkrim Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve, që pranë gjimnazit “Qemal Stafa” të mundësohej hapja rishtazi e një klase në gjuhën frënge. Argumenti që duhet të përdorni është fakti që një shkollë tjetër do të thotë një largësi më e madhe nga banimi që do të krijonte vështirësi në aksesin për arsim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet