A mund ta fitoj abuzimin me pagen?

I nderuar avokat. Une punoj ne nje subjekt privat security. Ketyre subjekteve ju eshte vene nje detyrim per te drejtat e punonjesit si paga, oret, leja pushimet.  Une jam pa kontrate por prej shum vitesh. Nuk e di nese ndikon kontrata, kam vetem derdhjet e bankes dhe deklarimet ne shtet si dokumenta vertetuese e asgje tjeter. A mund ta kerkoj dhe fitoj abuzimin qe me eshte bere prej sh vitesh? faleminderit.


Qytetari: E. B. Data: 16 December , 2019, Kategoria: Pune.

2 responses to “A mund ta fitoj abuzimin me pagen?”

  1. Edlir Orozi Edlir Orozi says:
    1

    Pershendetje,
    Pervec shpjegimeve te kolegut qe ju ka bere me pare, ju mund te beni nje kerkese zyrtare perfaqesuesve ligjore te subjektit (punedhenesit) ku ti kerkoni lidhjen e nje kontrate individuale pune me kushtet qe do jene te pranueshme per te dyja paelet si dhe ti kerkoni njekohesisht qe te leshojne nje vertetim per vitet e punes e kryer nga ju prane tyre, per nivelin e pages si dhe nese jane paguar detyrimet ndaj shtetit si psh sigurimet shoqerore etj, Ne kete kerkese ju do kerkoni ne perfundim pagiminm e detyrimeve te papaguara (sigurimet shoqerore etj) si dhe te lejeve te pa marra brenda 3 vjeteve. Po ne kete kerkese ju do te citoni qe ne rast se nuk ju merren parasysh keto kerkesa do ti drejtoheni Zyres Rajonale te Punes si dhe gjykates.
    Per sa me siper kaq mund te behet ne rastin tuaj, duke marre ne konsiderate edhe shpjegimet e meparshme te kolegut.
    Ju faleminderit!

  2. 1

    Ka dy momente problemi juaj.
    Së pari: A mund t`i provoni pretendimet tuaja? kjo gjë nuk lidhet me kontratën, pasi ligji i parashikon kushtet kontraktore më së miri, pra është një kontratë publike për personat që hyjnë në marrëdhënie pune.
    Së dyti: Pretendimet tuaja në lidhje me punën kanë afate të përcaktuara se kur mund të kërkohen. P.sh pushimet e pa marra nuk mund të kërkohen me kalimin e tremuajorit tw vitit pasardhws, ndërsa të drejtat e tjera është 3 vjet nga momenti i lindjes së drejtës.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet