A mund ta anuloj gjyqin?

Pershendetje,

Para nje viti bera nje kerkese per lidhje martesore ne moshen 17 vjecare. Kjo per nje arsye te forte sepse isha shtatzane dhe kerkesa per t’u paraqitur ne gjyq me ka ardhur tani qe e kam mbushur moshen 18 vjec. Kam kryer edhe martesen e aktualisht ndodhem jashte shtetit. A mund te kem ndonje problem nese nuk paraqitem para gjykates ne daten e caktuar? E kam te pamumdur te vije ne Shqiperi.  Nese nuk paraqitem, a duhet te paguaje ndonje gjobe ne gjykate per kerkesen time? Faleminderit,


Qytetari: M. O. Data: 19 January , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “A mund ta anuloj gjyqin?”

  1. Pershendetje
    Jo, nuk ka asnje problem nese ju nuk paraqiteni para gjykates. Mosprezenca juaj shkakton pushimin e ceshtjes. Me aq sa ju shpjegoni ne pyetje, tashme ka humbur edhe arsyeja e kerkeses qe i jeni drejtuar gjykates. Ndaj mosparaqitja nuk ju pasjell asnje pasoje te padeshiruar per ju. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet