Interesohem te di nese me takon paga e luftes?

Pershendetje.

Kam nje shqetesim persa i perket pages. Ne muajin mars fillova punen ne nje kompani call center.  Per shkak korones ndejtem ne shtepi dhe me mori puna ne telefon per te me komunikuar qe do te bejme shkurtim personeli.  Me kane larguar nga puna dhe me kane kerkuar te jap doreheqjen per muajin prill.  Une nuk e kam dhene doreheqjen, dua te di nqse mund te aplikoj ne portal per pagen e luftes? A me takon ta perfitoje kete page? Si te veproj ne kete rast? Jam ne pritje te pergjigjes suaj. Faleminderit


Qytetari: I. H. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Interesohem te di nese me takon paga e luftes?”

  1. Pershendetje,

    Nje nga kategorive perfituese te ndihmes financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve. Ju duhet te komunikoni me ish-punedhesin tuaj, pasi ai ka te drejte te plotesoje aplikimin ne sistem per perfitimin e kesaj ndihme nga ana juaj.

    Per informacion me te detajuar mbi paketen e ndihmes financiare nr. 2, miratuar me VKM nr. 305. date 16.04.2020, mund te klikoni ne linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet