A me takon paga e luftes?

Pershendetje! Jam nje mesuese pensioniste! Punoj ne nje shkolle private edhe pse kam dale ne pension. Nderkohe me ka kaluar paga e luftes. Te gjithe prinderit i kane paguar leket e shkolles. A mund te me sqaroni nese kjo page me takon? Faleminderit!


Qytetari: B. R. Data: 19 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “A me takon paga e luftes?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendtej,

    Nga sa parashtroni si dhe duke patur parasysh se jane organet e posacme, ne kete rast Drejtoria e Pergjthsme e Tatimeve, e cila ben verifikimin e dokumentaciont per perkates, te kerkuar ne perputhje me VKM -te ne fuqi, e cila pasi i shqyrton ato ne teresi, vendos nese subjektit tatimpagues i takon ose jo te perfitoje nga paketa e ndihmes financiare. Ne kete kuptim, perderisa eshte kryer disbusimi i kesaj pagese, e cila vjen ne formen e ndihmes financiare dhe jo te pageses se mirefillte ne kuptim te marredhenieve te punes, atehere kjo pagese ju takon.
    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Nese keni perfituar ndihme financiare nga shteti per shkak te situates se pandemise (pagen e luftes), do te thote qe i keni plotesuar kriteret e kerkuara. Kjo pagese nuk eshte page ne kuptimin e Kodit te Punes, por ndihme financiare ne kuptim te ligjit per ndihmen shteterore. Kjo ndihme kishte per synim t’i vinte ne ndihme punemarresve per te perballuar situaten e veshtire. Nese keni qene gjate kesaj kohe ne pune, pavaresisht se per shkak te situates punen e keni kryer nga shtepia, ju takon te perfitoni edhe pagen per punen e kryer nga ana e punedhenesit tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet