A lejohet të zhvillohet praktika profesionale për mesuesi?

Përshëndetje!

Lejohet të kryesh praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në periudhe 3 mujore, kur gjatë kesaj kohe rezulton e punesuar, por je me leje pa të drejtë page dje leje vjetore dhe e frekuenton rregullisht praktiken? Faleminderit!

Qytetari: S.B.
Data: 28 Shkurt 2023, Kategoria: Arsimi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Si fillim nuk ka një ndalim për zhvillimin e praktikës profesionale, nëse ju nuk e kryeni punën në oraret e caktuar për praktikë, ose e thënë ndryshe nëse puna juaj dhe praktika janë në kohë të ndryshme. Në rastin që ju keni marrë leje dhe pa të drejtë page, kjo nuk do të ndikojë në zhvillimin e praktikës profesionale për mësuesi.
    Gjithashtu për më tepër informacion ju ftoj të lexoni rregulloren e organizimit dhe zhvillimin për profesionin e rregulluar të mësuesit:
    https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0004.pdf
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje