A lejohet të punoj në dy fakultete

Përshëndetje,

Une jap mësim në shkollë të mesme profesionale full-time. Gjithashtu dhe në një fakultet shtetëror part-time.A lejohet të punoj dhe një fakultet të dytë part-time(dmth punësim i tretë).

Qytetari: I.C.
Data: 23 Janar 2023, Kategoria: Arsimi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Nuk ka asnjë pengesë ligjore që ju të punoni në dy apo më shumë punë njëkohësisht, përveç kur kushtet e njerës pune (apo edhe praktikës) nuk e lejojnë një gjë të tillë. Në këto kushte, ju duhet te rakordoni për këtë qëllim me personat përgjegjës në secilën punë/praktikë lidhur me interferimin që njëra pune mund të ketë te tjetra, në kuptimin që kushteve të tilla si për shembull, oraret apo konflikt interesi, etj.
    Në parim Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë, e lejon plotësisht dy punësimin (apo edhe më shumë). Nuk ka një dispozitë konkrete për këtë gjë, por nuk ka një dispozitë ndaluese. Profesionet që e kanë të ndaluar dy punësimin, janë shumë të pakta dhe e kanë të parashikuar në ligjin funksional të posaçëm, pedagogët nuk kanë ndalim për tu punësuar në dy punë.
    Nuk ka asnjë pengesë ligjore që ju të punoni në këto orare, sepse lidhur me orarin e punës, kjo koordinohet tërësisht me punëdhënësin tuaj. Duhet të keni parasysh, që puna në turnin e dyte, jep të drejtën për një shtesë page, konkretisht, çdo orë pune e kryer nga ora 19.00 deri në 22.00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20 për qind. Kjo është pika që ju duhet të dakortësoheni me eproren tuaj, pasi puna në orarin që ju kërkoni, duhet ligjërisht të shoqërohet me një pagese si më sipër.
    Gjithashtu çdo individ i dy punësuar duhet të plotësojë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, pavarësisht sa është vlera e te dyja pagave. Deklarimi bëhet nga vetë personi, pra nga ju, jo nga punëdhënësit tuaj. Për këtë duhet të hapni një llogari në faqen e tatimeve, si person individ. Për të parë procedurën, mund të lexoni Udhëzimin Nr.1515, datë 3.4.2020
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje