Pershendetje,
Me date 23.12.2020 isha prezent ne seance gjyqesore prane gjykates se shpalles se pare, ne cilesine e pales se akuzuar ndaj te cilit kerkohej te merrej urdher mbrojtje i menjehershem nga paditesja (nena ime). Pergjate seances gjyqtari nuk lejoi te futej ne salle avokaten time me prokure, ne kundershtim te hapur me ligjin. Pretendimi i nenes sime ishte qe dy muaj me pare e kisha qelluar me shuplake, pretendim te cilin e hodha poshte si te pavertete dhe per te cilin nuk u paraqit asnje prove pervec fjales se paditeses kunder meje. Megjithate gjyqtari nuk hezitoi te pranonte pretendimet e pabaza dhe urdheroi leshimin e urdherit te menjehershem te mbrojtjes. Ne kushtet kur pretendoj se gjykimi ishte i njeanshem dhe i pabazuar ne prova, a kam te drejte te ankimoj nje urdher te menjehershem mbrojtje? Nese po, cili eshte afati dhe procedura. Ne pritje te pergjigjes suaj, ju falenderoj.
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Vendimi i Gjykates per leshimin e Urdherit te Menjehershem te Mbrojtjes përbën titull ekzekutiv dhe nuk mund të ankimohet. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga organet e policisë, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë, të parashikuar në vendim.
Gjykata jo më vonë se 20 ditë, nga dita e lëshimit të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, cakton seancen per vertetimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes. Në përfundim të ketij procesi gjyqësor, gjykata:
a) vendos anulimin, si dhe ndërprerjen e efekteve të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të lëshuar më parë me vendim gjykate, kur ky i fundit nuk arrin të provohet;
b) refuzon lëshimin e urdhrit të mbrojtjes me vendim gjykate, kur nuk arrin të provohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes, i lëshuar më parë me vendim gjykate;
c) lëshon urdhrin e mbrojtjes.
Kunder ketij vendimi ju keni te drejten e ankimit brenda 15 diteve nga shpallja, apo momenti i njoftimit.