A largohem dot nga Shqiperia?

Pershendetje,

Une jam e fejuar me dike qe jeton ne Amerike. Nga martesa e 1-re kam nje femije te mitur, ish bashkeshorti im nuk lejon qe une te marr femijen. Nese une bej celebrimet me te fejuarin dhe ai fillon procedurat per bashkim familjar. Si duhet te veproj qe femija te jete me mua? Ne kujdestari dhe ne trungun familjar femija eshte tek une. Faleminderit,


Qytetari: I. M. Data: 13 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A largohem dot nga Shqiperia?”

  1. 1

    Pershendetje. Nese ish bashkeshorti juaj refuzon te nenshkruaje vullnetarisht, deklaraten per te lejuar qe femija te udhetoje me ju, atehere ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates per te kerkuar autorizimin per te levizur me femijen jashte vendit. Ne kete proces do te thirret edhe bashkeshorti, gjykata do te caktoje nje ekspert psikolog per te vleresuar situaten dhe ju duhet te paraqesni provat per arsyet se perse kerkoni te levizni jashte.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet