A konsiderohet korrupsion pasiv i gjyqtarit

Pershendetje .
A mund te konsiderohet korrupsion pasiv i gjyqtareve ,neni 319 k.penal kur konstatohet shperdorim detyre ne hetim gjyqesor dhe ne vendimin e gjykates duke favorizuar haptaz njeren pale ne dem te pales tjeter ?
Faleminderit.


Qytetari: V. P. Data: 13 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “A konsiderohet korrupsion pasiv i gjyqtarit”

  1. Gjate gjykimit nese keni nje dyshim te arsyeshsem per njeanshmerine e gjyqtarit, ligjerisht mund te kerkoni Perjashtimin e tij nga gjykimi per arsyet qe pretendoni.
    Nuk mund te jete Korrupsion pasiv, rasti i njeanshmerise gjate gjykimit

  2. “Korrupsioni i gjyqtarit” dhe “Shpërdorimi i detyrës” janë dy gjera krejtësisht të kundërta, madje konkurrojnë me njëra tjetrën. Në rast së një gjyqtar akuzohet nga organi i akuzës për “Shpërdorim detyre”, nuk mund të akuzohet për asnjë vepër tjetër penale, pasi vetë dispozita e nenit 248 të Kodit penal e ndalon dhe ka si kusht paraprak “kur nuk përbën vepër tjetër penale”. Pra, nëse një gjyqtar ka kryer një vepër tjetër penale nuk mund të akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe anasjelltas. Korrupsioni duhet të provohet me prova të tjera materiale dhe jo të prezumohet me favorizim të njërës palës. Në një rast të tillë mund të kërkohet “Përjashtimi gjyqtarit të çështjes”.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet