Veprimtaria e gjykatave

Pershendetje,

Isha sot ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Elbasan pasi doja te merrja nje vendim. Ky vendim i perket nje ceshtje ceshtje me karakter te ngutshem, sic eshte percaktuar edhe ne vendimin e KLGJ – së, por punonjësi i sigurimit më tha që K/sekretaria është e mbyll dhe nuk ka njeri në Gjykatë … Me sugjeroj qe te shkoja javes tjeter nese hapen.  Interesohem te di nese janë hapur realisht sot gjykatat sipas vendimit te KLGJ – së apo jo ? Faleminderit


Qytetari: N. K. Data: 27 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Veprimtaria e gjykatave”

  1. 1

    Pershendetje,

    Referuar njoftimit te KLGJ-se, gjykatat kane rifilluar veprimtarine e tyre, sot me dt.27.04.2020, por ne menyre te kufizuar, sipas dhe ne respektim te percaktimeve te Aktit Normativ nr.9, date 25.03.2020 “Per marrjen e masave te vecanta ne fushen e veprimtarise gjyqesore, gjate kohezgjatjes e pandemise se shkaktuar nga COVID-19”. Prioritet kryesor i veprimtarisë së gjykatave do të vazhdojnë të jenë çështjet me natyrë ngutshme.

    Ne lidhje me sherbimin per te cilin interesoheni, Ju sugjerojme te komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail) ne hapesiren e dedikuar per kete qellim http://gjykataelbasan.gov.al/Na-kontaktoni.php, përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet