A kam të drejtë t’i drejtohem Gjykatës se Strasburgut?

Pershendetje,

Unë kam fituar procesin në Gjykatën Administrative te Shkalles se Parë dhe ate te Apelit kundrejt Ministrisë se Brendshme, por deshiroj qe ta ndjek edhe më lart, pra në Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.  Cilat janë hapat që duhet të ndjek? Theksoj se pala kundërshtare e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë, pasi shuma e parave është shumë e madhe! Pres pergjigjen tuaj, me rrespekt


Qytetari: A. S. Data: 24 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A kam të drejtë t’i drejtohem Gjykatës se Strasburgut?”

  1. Pershendetje. Per t’ju drejtuar Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut (te Strasburgut) duhet qe me pare te ezauroni te gjitha mjetet e brendshme ligjore dhe gjyqesore, pra duhet qe te perfundoje gjykimi edhe ne shkalle te pare. Nderkohe, nese ju fitoni gjyqin, nuk keni te drejte t’i drejtoheni kesaj gjykate, pasi do te thote qe autoritetet gjyqesore vendase e kane njohur dhe rivendosur te drejten tuaj te cenuar nga autoritetet publike. Persa kohe ju keni nje vendim te Gjykates se Apelit ne favorin tuaj, ky vendim eshte i formes se prere dhe eshte i ekzekutueshem me ane te sherbimit permbarimor, nese nuk ka nje vendim pezullimi nga Gjykata e Larte.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet