A kam të drejtë të marr mbiemrin e nënës?

Pershendetje,

Unë kam qenë në azil politik dhe me kane djegur për të ikur në Europë.  Babai dhe nëna ime janë divorcuar, tani unë dua të marr mbiemrin e nënës, a është e mundur kjo gjë të bëhet në baze legjislacionit shqiptar ?
Ju faleminderit!


Qytetari: N. L. Data: 6 July , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “A kam të drejtë të marr mbiemrin e nënës?”

  1. 1

    Pershendetje. Kodi i Familjes percakton se prinderit kane te drejte qe te zgjedhin se cilin mbiemer do t’ju japin femijeve te tyre ne momentin e lindjes dhe te regjistrimit te tyre prane Regjistrit te gjendjes Civile. Pas ketij momenti, ndryshimi i emrit dhe mbiemrit behet ne raste te percaktuara nga ligjit per Gjendjen Civile, neni 57 e vijues me kerkese te personit te interesuar. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit/mbiemrit dhe emrin/mbiemrin e ri që kërkohet të
    merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. 3. Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.
    Lidhur me rastin tuaj, eshte i ndaluar ndryshimi i emrit dhe/ose mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.
    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet