A kam të drejtë ta ndryshoj emrin e fëmijës tim 5 vjeç?

A eshtë e mundur nga ana ligjore ndryshimi i emrit të fëmijës tim 5 vjeçar, thjesht vetëm shkurtimi i një shkronjë. Nese po, cila është mënyra ligjore? Ju faleminderit,


Qytetari: N. L. Data: 24 July , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “A kam të drejtë ta ndryshoj emrin e fëmijës tim 5 vjeç?”

  1. Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
    Pra, nese ndryshimi i shkronjes se pretenduar eshte si pasoje e gabimit ne rregjistrim te ZGJC atehere mund te kerkoni te ndryshoni emrin ne te kundert vleresojme se kerkesa juaj per ndryshim emri nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet