A kam të drejtë ankimimi?

Pershendetje,
Gjykata e Lartë me ka pezulluar ekzekutimin e  vendimit te Gjykates Administrative te Apelit. Cila është mënyra ligjore që une te zhbllokoj këtë proces? Theksoj se pala kundërshtare është shtet dhe shuma ka qenë e madhe.
Kërkesa për pezullim është thjesht për faktin që duhet të shprehet edhe Gj. Lartë më vendim, deri në atë kohë bllokohet çdo gjë dhe permbaruesin shfuqizohet totalisht. Unë dua të marr dëmin qe me eshte shkaktuar. Më ndihmoni me anën ligjore, ligjet dhe nenet perkatese.  A mund të drejtohem në një nga klinikat e ligjit për të më ndihmuar? Shume faleminderit,


Qytetari: B. S. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A kam të drejtë ankimimi?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Gjykata e Lartë, pasi është paraqitur rekursi, me kërkesë të palës, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit kur:
    a) ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të sillte pasoja të rënda e të pariparueshme; dhe/ose
    b) pala që ka bërë rekursin depoziton garanci materiale që siguron ekzekutimin vendimit.
    Kërkesa për pezullim parashtrohet në rekurs ose më vete.

    Ju keni pasur të drejtë të parashtronit me shkrim brenda tre ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni mbi kërkesën për pezullim, argumentet tuaja, kërkimet si dhe te kundershtonit kerkesen.
    Në kushtet kur rrethanat e çështjes e diktojnë dhe ekziston rreziku se e drejta e rekursuesit mund të bëhet e pamundur për t’u realizuar, me vendim të arsyetuar, mund të procedohet me shqyrtimin e kërkesës pa u njoftuar më parë palët.

    Neni 479 i K.Pr.Civile gjithashtu parashikon se: “Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kërkesën për pezullim duhet t’u njoftohet palëve. Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kërkesën për pezullim mund të revokohet ose ndryshohet me kërkesë të palës. Për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin ose revokimin e masës së pezullimit njoftohen palët. Brenda 3 ditëve pala tjetër ka të drejtë të paraqesë me shkrim parashtrimet. Kërkesat shqyrtohen në dhomë këshillimi. Në çdo rast Gjykata e Lartë arsyeton vendimin e saj”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet