A kam te drejta mbi pronen?

Pershendetje,

Banesa jone eshte ne emer te babait, pavaresisht se ne te kemi kontribuar me shume une, bashkeshortja dhe pak vellai. Token e bleme ne emer te babait, pasi ne ishim ne emigracion dhe certifikata e pronesise eshte me emrin e tij. Theksoj qe jemi ne nje certifikate nena, babai, vellai, une me bashkeshorten dhe 2 femijet e mi. Jane dy hyrje, dy kate po ne nuk mund te bejme asgje, pasi per cdo gje duhet firma e babait. Ai nuk do te beje ndarjen e shtepise dhe pse une me bashkeshorten kemi kontribuar. A kam te drejta mbi banesen dhe nese une mund te hap gjyq per te kaluar pronen ne emrin tim?

Faleminderit


Qytetari: a. p. Data: 6 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “A kam te drejta mbi pronen?”

  1. Pershendetje. Nese prona eshte e regjistruar prane Agjencise Shteterore te Kadastres ne emer te babait tuaj, ndryshimi i pronesise mund te behet vetem vullnetarisht. Edhe po te provoni, se ju keni kontribuar ne ndertimin e shtepise, serish kjo nuk perben shkak ligjor per te kerkuar njohjen si bashkepronar dhe pjesetimin e sendit.
    Nese behet fjale per nje ndertim pa leje, per te cilin ende nuk kane perfunduar procedurat e legalizimit, atehere ne kete rast, ju keni te drejte qe te kerkoni qe te njiheni si bashkepronar per pronen, sigurisht nese arrini te provoni kontributin tuaj ne ndertimin e shtepise me prova.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet