A ka nje date per vendim apelimi nga Gjykata e Apelit Vlore?

Pershendetje! Jam nga qyteti i Fierit. Nje njeriu im, qe jeton jashte shtetit po ben divorcin ketu ne Shqiperi. Mirepo, ish bashkeshortja e ka apeluar nga gjykata e Fierit per ne Gjykaten e Apelit Vlore. Ne  dhjetor 2019 eshte rregjistruar ne Vlore si ceshtje, ku eshte caktuar edhe relatori. Ju lutem, kemi nevoje per nje pergjigje, se kur do i dali data e gjyqit, ka ndonje date ju lutem? Ju falenderoj!


Qytetari: G. G. Data: 24 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “A ka nje date per vendim apelimi nga Gjykata e Apelit Vlore?”

  1. Elona Mone Elona Mone says:

    Pershendetje!
    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju mund ti drejtoheni Gjykates se Apelit Vlore nepermjet adreses se e-mailit apelivlore@hotmail.com.

  2. Pershendetje,

    Data e seancave per shqyrtimin e ceshtjeve nga ana e Gjykatave caktohet mbi bazen e kohes se depozitimit te ankimit. Nuk mund t’ju themi se kur mundet te caktoje Gjykata e Apelit Vlore nje seance gjykimi, pasi kjo varet nga numri i ceshtjeve te paraqitura dhe nga ngarkesa e gjyqtareve. Si rezultat i procesit te reformes ne drejtesi gjykatat tashme kane dhe nje numer me te ulet gjyqtaresh nga ai i parashikuar ne strukture, duke sjelle nje rritje te ngarkeses dhe vonesa shtese ne gjykim. Per me teper qe prej 10 marsit 2020, per shkak te gjendjes se fatkqesise natyrore, te gjitha seancat gjyqesore jane pezulluar dhe ende nuk ka nje date per rifillimin e tyre. Nderkohe mbeshtetur mbi Vendimin nr.78, dt.30.05.2019 i Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit” te Keshillit te Larte Gjyqesor, i afermi juaj ka mundesi te paraqesi nje kerkese prane Gjykates se Apelit, drejtuar Relatorit te ceshtjes, duke kerkuar pershpejtimin e gjykimit. Kjo pasi ky vendim parashikon per disa kategori ceshtjesh shqyrtimin e tyre ne menyre te pershpejtuar dhe zgjidhja e marteses ben pjese tek keto kategori.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet